Transmetuar më 26-10-2020, 10:06

Kampioni që nuk di të humbasë, dorëzohet. Le në mes karrierën një prej emrave më të mëdhenj të sporteve marciale, Kahabib Nurmagonedov.

Shkak për këtë është bërë vdekja e të atit si pasojë e Koronavirusit.

Nurmagonedov fitoi edhe ndeshjen e fundit e më pas plasi në lotë: “Unë mendoj për babanë e vdekur nga  Covid”.

Mes mesazheve të ngushëllimit që mori legjenda ishte edhe ai i futbollistit portugez të Juventus, Cristiano Ronaldos.

“Babai juaj është krenar me ju”, shkruante 5 herë fituesi i “Topit të Artë”.

/NOA.al