Transmetuar më 26-10-2020, 09:47

Një makinë është kthyer përmbys mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkozet.

Pas përplasjes, makina është përmbysur në rrugën kryesore, edhe për shkak të lagështirës në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

Nuk dihet ende nëse ka apo jo të lënduar nga ky aksident, ndërsa në foto duke automjeti thuajse i shkatërruar.

/NOA.al