Transmetuar më 26-10-2020, 09:15

Ata që mbajnë titullin kampion bote janë të rrallë. Ndër shqiptarët që mbajnë titullin kampion bote ka shumë pak. Me titullin kampion olimpik ka vetëm një në tërë historinë e sportit shqiptar: është kampionia e xhudos, Majlinda Kelmendi.

Kampionët e vërtetë marrin përmasa dhe dimensione të tjera, kur ata nxjerrin në pah vlerat e tyre njerëzore.

Kampionia e botës dhe ajo olimpike, Majlinda Kelmendi vendosi të shesë arritjen më të madhe të saj, medaljen e artë për të blerë ilaçe për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga sëmundje serioze dhe kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë financiare.

“Dua që ata të jetojnë!”, – thotë kampionia.

Majlinda Kelmendi ka bërë një gjest tejet madhështor dhe human, duke sensibiluzra edhe të tjerët.

Ambasadorja e “Care for Kosovo Kids” dhe njëherësh fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, shkroi këtë mesazh të veçantë duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen iniciativës së komunitetit të BERZH:

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për i’laçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare”, – tha ajo.

“Ftoj që të më merrni shembull dhe të dh uroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dh uroni ju do të d yfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”, u shpreh kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.