Transmetuar më 25-10-2020, 21:07

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut.

Sipas njoftimit policor, automjeti është djegur pjesërisht teksa shoferja A.A., ka shpëtuar pa lëndime.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale./noa.al/