Transmetuar më 25-10-2020, 19:57

Të shtënat me armë alarmojnë qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Triportit.

Gjatë një konflikti mes 2 personave janë përdorur armët ku dyshohet se ka edhe të plagosur.

Gjithashtu nga ana e Policisë është arrestuar një person, si i dyshuar në ngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur dhe disa gëzhoja plumbi.

Mbeten të paqarta detajet e ngjarjes.