Transmetuar më 25-10-2020, 19:29
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka nddhur pasditen e sotme rreth orës 17:45 në rrugën “Mon Balaj” afër QMF-së, në Prishtinë.

Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se u godit nga një makinë në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase edhe nga Policia.

Njoftimi i plotë

“Ju njoftoj se sot me datën 25.10.2020 rreth orës 17:45, Policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Mon Balaj” afër QMF, një këmbësor është godit nga një veturë në lëvizje. Njësia patrolluese është dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe të kryejë hetimet e nevojshme. Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe Ndihmën e shpejtë”.