Transmetuar më 25-10-2020, 18:52

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Massaia.

Shënjestër e atentatit ka qenë një shqiptar 40-vjeçar, i cili dyshohet se është me precedentë të shumtë penalë.

Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë.

Pasi u qëllua, shqiptari ka rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, i cili pasi ka dëgjuar krismën ka shkuar pranë tij.

Ai është dërguar në spital, ku pas një operacioni 5 orësh i është hequr plumbi, por gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me atentatin.