Transmetuar më 25-10-2020, 15:16

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në një aksident rrugor që ndodhi në rrugën kombëtare Rrogozhinë-Lushnjë.

Aksidenti u lokalizua në vendin e quajtur Bishti i Zhurit pranë fshatit Çermë në aksin rrugor nacional.

Një makinë tip BMW doli nga rruga pasi humbi ekuilibrin duke përfunduar jashtë saj, në kanal.

Si pasojë kanë marrë lëndime tre persona që gjendeshin në mjet, raporton noa.al. Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkoi policia e cila tha se të plagosurit u dërguan në spital pa rrezik jete.

Njoftimi policor

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "BMV", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.