Transmetuar më 25-10-2020, 10:11

Një shtetas turk është kapur sot në pikën e kalimit në Morinë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, për trafik droge.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar I.E, 42 vjeç, banues në Turqi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani”, njofton policia.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane, kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Ai pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë. /k.k/noa.al/