Transmetuar më 24-10-2020, 23:30

Khabib Nurmagomedov shënon fitoren e tij të 29-të.

Yllii UFC, Nurmagomedov, ka arritur të regjistrojë një tjetër fitore në rekordin e tij në UFC.

Në duelin me Justin Gaethje, Khabib përfundoi gjithçka në vetëm dy raunde.

Ishte një kapje me këmbë që i dha fund këtij dueli, duke e lënë pa ndjenja Gaethje.

Kështu, Khabib ka ruajtur titullin e tij të kampionit, duke shënuar rekord 29-0.

Khabib "shpërtheu" në lot pasi fitoi duelin, pasi ky duel ishte i pari që Khabib e bënte pa babain e tij, i cili ka ndërruar jetë.

Pas ndeshjes, Khabib Nurmagomedov njoftoi tërheqjen nga MMA.

Tërhiqem nga MMA. Këtë fitore ia dedikoj babait. Kjo ishte ëndrra e tij. Zoti është i madh, i detyrohem gjithçka", tha ai.