Transmetuar më 24-10-2020, 23:08

Shqipe Hysenaj është një vajzë e cila ka fituar vëmendje të gjerë në publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në emisionin "Për’puthen", një reality show që bën të mundur të njohësh partnerin/en në rast të përputhjes.

Por, në një nga puntatat e emisionit, ajo ofendoi rëndë një nga vajzat, Tean dhe njërin nga djemtë që është biseksual.

Lidhur me këto fjalë, u vendos që ajo do të largohej nga emisioni.

Pas këtij vendimi dhe debateve të shumta Shqipja, ka bërë një delaratë me ‘spec’. Përmes një instastory, ajo i falenderon të gjitha ata që e kanë suportuar, teksa thekson se me drejtësinë e saj do të fundosen shumë persona.

“Faleminderit të gjithëve për suportin. Nuk do jua harroj kurrë dhe ta dini që me ndihmën tuaj dhe drejtësinë time do fundosen shumë veta.”- ka shkruar Shqipja, pa e specifikuar më tej deklaratën e saj.