Transmetuar më 24-10-2020, 11:21

Artistët  e njohur, emra të mëdhenj të skenës, kanë sfiduar pandeminë.

Ndonëse nuk lejohen mbajtja  e koncerteve, disa prej tyre janë ngjitur në skenë dhe kanë dhuruar emocione për publikun pasditen e djeshme.

I madhi Luan Zhegu, motrat Libohova, Liljana Kondakçi, si dhe Zhuliana Jorganxhi, apo edhe Silvana Braçe janë ngjitur në skenë.

“Mbrëmë në koncertin "Zëri i shpirtit tim" tek Amfiteatri i Tiranës me kolegë dhe miq të çmuar në nder të poetes së mirënjohur të qindra këngëve të repertorit të muzikës së mirëfilltë shqiptare, Zhuliana Jorganxhi” “, – tha Luan Zhegu, pas koncertit.

Lidhur me mbajtjen e koncertit, emrave të njohur ndër vite të muzikës së lehtë shqiptare është dhënë leja nga bashkia e Tiranës.

/NOA.al