Transmetuar më 24-10-2020, 09:07

Ndoshta kjo kohë nuk i jep shkëlqimin që meritojnë ndeshje të tilla.

Ndeshja Barcelona-Real Madrid zhvillohet sot, pa tifozë dhe entuziazmin e zakonshëm por me të njëjtin interes anembanë botës.

Derbi i quajtur “El Classico” do të luhet sot nga ora 16:00 në stadiumin mitik “Camp Nou”.

Skuadra e Real Madridit pritet që të zbresë në fushë me shumë mungesa. Eden Hazardi, Odeegardi, Sergio Ramosi, Carvajali dhe Odriozola nuk do të jenë gati për ndeshje.

Te Barça mungesa të sigurta janë: Ter Stegeni dhe Umtiti. Kurse Jordi Alba është në dyshime. Katalunasit për momentin gëzojnë formë më të mirë, kurse Real Madridi në dy ndeshjet e fundit ka pësuar humbje, duke treguar luhatje.

Klasikja e fundit i takoi Real Madridit që fitoi me rezultat 2:0 kundrejt rivalit shekullor.

/NOA.al