Transmetuar më 22-10-2020, 17:53

Autoritetet më të larta të Qeverisë greke e kanë mbështetur vendimin që çështje e detit të shkojë në Hagë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë, dhe ka deklaruar se meqenëse vendet nuk mund ta zgjidhin vetë, janë të gatshëm që t’i drejtohen institucionit ndërkombëtar.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, ka thënë kreu i Qeverisë greke. /k.k/noa.al/