Transmetuar më 22-10-2020, 12:07

Qeveria depoziton pr.Ligjin në Kuvend për të blerë vaksinën anti-Covid.

Vaksina do të blihet me një investim paraprak 3.9 milionë dollarë.

Blerjen e vaksinës Shqipëria ia ka besuar “Covax”, një organizatë e krijuar në qershor 2020 e cila përfshin një numër vendesh të cilat kanë rezervuar prodhim vaksine.

Janë parashikuar të blihen 1 milion e 400 mijë doza, me të cilat do të mbulohet si fillim gati gjysma e popullsisë.

Se cilat kategori do t’i nënshtrohen të parët vaksinës kjo nuk është përcaktuar. Besohet se fillimisht do të vaksinohen të moshuarit dhe të sëmurët, nëpunësit publikë dhe më tej moshat e reja dhe kategoritë deri në 40-50 vjeç.

Projektligji:  Shiko dokumentin

Relacioni Shoqërues:  Shiko dokumentin

Marrëveshja:  Shiko dokumentin

/NOA.al