Transmetuar më 22-10-2020, 10:14

Një peshkatar ka nxjerr nga Oqeani Indian një peshkaqen 11 centimetra me dy koka.

Ninin Patil kishte vërejtur peshkaqenin e vogël në ujë dhe e kishte fotografuar, pasi një gjë të tillë  nuk kishte hasur.

Mirëpo nuk ka vonuar dhe më pas e kishte rikthyer sërish në ujë.

Patil ka thënë se peshkatarët nuk hanë peshq aq të vegjël, dhe për këtë as që i shkoi në mend ta mbajë peshkaqenin për vete.

Nga ana tjetër ekspertët nga Mumbai kanë konfirmuar se kjo krijesë është e para në brigjet e Maharashtras.

/NOA.al