Transmetuar më 21-10-2020, 18:26

Nuk është një Fast-Food dhe as një restorant i zakonshëm. Vâgh íñ ufézzí është taverna e parë me kohë, në qendër të Bolonjës, në Itali.

Për të kapërcyer kufizimet e vendosura si pasojë e koronavirus në botën e hotelierisë, të tilla si vendet e qeta dhe të vendosura në hapësirë, Mirco Carati dhe Antonella De Sanctis kanë vendosur të frymëzohen nga tradita e lashtë e Bolonjës.

“Ne donim t’i jepnim vlerë kohës së kaluar në tryezë, e cila në kontigjencën e muajve të fundit është bërë shumë e çmuar për këdo që duhet të menaxhojë një vend të vogël si i yni. Ne mund të fusim në tavernë deri në 12 persona.

Qëndrimi në tryezë, pra, duhet të rregullohet me më shumë ashpërsi, pa ndikuar në përvojën dhe kuzhinën tonë, ne kemi vendosur të provojmë një mënyrë pa dyshim origjinale që do të lejojë më shumë njerëz me të njëjtin buxhet dhe të njëjtën cilësi të darkojnë tek ne, duke rezervuar një vend të caktuar kohor dhe duke konsumuar sipas dëshirës në atë periudhë kohe", shpjegojnë pronarët e Vâgh íñ ufézzí.

Këshu, 1 orë kushton kushton 18 euro, pa përfshirë verën. Gjatë kësaj kohe klienti mund të hajë sipas dëshirës, pjata Emilia-Romagna dhe më shumë.

Do të dëgjohet gjithashtu tingulli i një zile të vjetër për të shënuar fundin e orës, nëse ora në tryezë nuk mjafton. /k.k/noa.al/