Transmetuar më 20-10-2020, 22:10

Maskat bëhen të detyrueshme në ambientet e hapura që nga 22 tetori deri në fund të nëntorit

Mbajtja e maskave mbrojtëse në të hapur do të jetë e detyrueshme që nga data 22 tetor, deklaroi gjatë vizitës së tij në Lloveç Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, raporton agjencia bullgare e lajmeve, BTA.

Qëllimi ynë është që të ulet numri i bullgarëve të infektuar. Kështu do të pakësohet numri i pacientëve në spitale, si dhe numri i rasteve të vdekjes, shtoi Ministri Angellov.

Të gjithë qytetarët kanë një afat njëditor deri në të enjten që të blejnë maska. Masat janë të njëjta për të gjithë.

Maskat do të jenë të detyrueshme deri në fund të nëntorit në qoftë se situata është e tillë siç është tani.

Nxënësit do të vazhdojnë ta frekuentojnë shkollën, saktësoi Ministri.

Që nga data 22 tetor karantina 14 ditore bëhet 10 ditore, por me kushte të veçanta, vuri në dukje Angellov.

Rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit janë 1024. Kjo është 23.24 për qind nga 4406 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Në repartet intensive ndodhen 88 pacientë me diagnozën Covid-19.

Të shëruarit brenda 24 orëve të fundit janë 210, ndërsa të vdekurit 22.

Që nga fillimi i pandemisë vdiqën 1008 veta me infeksionin e koronavirusit.