Transmetuar më 20-10-2020, 10:26

Mbi akuzat e forta të Presidentit Meta gjatë ditës së djeshme, ku e konsideroi Rilindjen në PS si organizatë kriminale, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ai tha se i vjen keq që në zyrën e kreut të shtetit është një person i tillë.

Rama tha se Meta e ka vendosur veten në dispozicion të partisë nga ka ardhur në Presidencë dhe tek e cila pritet të shkojë pas detyrës.

“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe, në një kuptim”, – tha Rama. – “Nuk e di ku do të shkojë kaq herët sa ka filluar”.

“Nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ të tillë në zyrën e Presidentit të Republikës, i cili ka dalë komplet nga shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten në dispozion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës vjen dhe drejt së cilës shkon“, – tha Rama.

Kryeministri foli edhe për paditë e PD-së në lidhje me PPP-të.

Ai tha se qeveria ka në fokus qytetarët, të cilët duhet të kthehen në shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, duke mbajtur një qëndrim disi më të butë ndaj akuzave të PD-së. “Simptomat e mungesës së lidershipit” – i quajti Rama shkurt akuzat e PD-së.

Gjithashtu kryeminsitri u shpreh se ka shumë të interesuar që po aplikojnë t’i bashkohen skuadrës së tij qeverësisë për një mandat të tretë.

/NOA.al