Transmetuar më 20-10-2020, 00:07

Në zgjedhjet e 2013-ës, mbi 1 milion banorë të rritur votuan për partitë opozitare (PS, LSI, FRD etj.). Thënë ndryshe, pothuaj 48% e banorëve të rritur votuan kundër partive në pushtet.

Ndërkohë, 20% të tjerë nuk morën pjesë në zgjedhje (këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhësit me banim jashtë Shqipërisë).

Në sondazhet që kam zhvilluar në 4 muajt e fundit, raportet nuk janë fare të ngashme me ato të zgjedhjeve të 2013-ës, që shënuan rrotacionin e fundit të pushtetit në Shqipëri.

Mesatarja e sondazheve në këto 4 muaj tregon se kemi një ndarje ku rreth 1/3 e banorëve  të rritur përkrahin mazhorancën, rreth 1/3 përkrahin partitë opozitare (PD, LSI. PDIU etj.), dhe rreth 1/3 nuk përkrahin asnjërën palë (luahtjet nga një sondazh në tjetrin janë 2-3 pikë më lart apo më poshtë, por rrotullohen rreth kuotës 33.3% – shihni grafikun shoqërues më poshtë).

Me pak fjalë, një dallgë opozitare e ngjashme me të 2013-ës ende nuk është shfaqur në horizontin e sondazheve…