Transmetuar më 18-10-2020, 13:57
Foto ilustruese

Vjedhjet janë kthyer në fenomen shqetësues në qarkun e Korçës.

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vjedhë disa orendi në një shkollë 9-vjeçar.

Bëhet fjalë për të riun me inicialet A. H., banues në Korçë.

Në rastin tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Sh., 23 vjeç, me banim të përkohshëm në fshatin Këmbëthekër, Maliq.

Ky shtetas në fshatin Novoselë, Maliq, dyshohet se i ka vjedhur në banesë shtetasit M. F., 85 vjeç, një sasi prej 2000 lekë, një xhaketë dhe një telefon celular.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/