Transmetuar më 18-10-2020, 13:11

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm.

I riu me inicialet R. Ç, nuk iu bind as urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin.

Pasi u largua nga patrulla e policisë, ai braktisi makinën në fshatin Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. Ç..

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore. /k.k/noa.al/