Transmetuar më 18-10-2020, 11:12

Autoritetet më Coventry të Britanisë zbuluan një fermë 3 katëshe kanabisi, të cilën e kishin ngritur dy shqiptarë shqiptarë.

Më parë ky ambient përdorej si diskotekë, por që ishte mbyllur si aktivitet.

Brenda fermës ishin mbjellë më shumë se 1 mijë bimë narkotike, me vlerë 1 milion paund.

Dy shqiptart që e menaxhonin kishin përdorur teknika të sofistikuara për kultivimin e drogës.

Ata, bashkë edhe me një vietnamez, dolën të premten para gjyqit fillestar ku morën masën e paraburgimit për prodhim të drogave të kategorisë B (dytësore).

Shqiptari Andi Qani, 24 vjeç, dhe vjetnamezi Cao Van Vu, 31 vjeç, do të dalin përsëri në gjyq në 12 nëntor.

Ndërsa 28-vjeçari shqiptar Adrian Lieshaj, rezultoi i kërkuar edhe në Gjermani për grabitje dhe është objekt ekstradimi atje, prandaj është dërguar në Londër.