Transmetuar më 18-10-2020, 09:51

Dy persona janë arrestuar pas evidentimit se po tentonin të kultivonin bime narkotike, kanabis sativa.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. V., 40 vjeç dhe A. (A). V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur duke tentuar të kultivonin bimë narkotike kanabis sativa në afërsi të tokës së shtetasit A. (A). V në fshatin Baltëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". /k.k/noa.al/