Transmetuar më 18-10-2020, 08:50

Vijon të jetë problem përdorimi i alkoolit në timon dhe shpejtësia e lartë me të cilën lëvizin drejtuesit e automjeteve.

Gjatë fundjavës, nga kontrollet e bëra me radar në zonën e Saukut, janë pezulluar 20 patenta.

Nga këto, 10 shoferë ishin në gjendje të dehur, dhe 10 të tjerë me shpejtësi tej normave të lejuara.

4 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti  në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin  pa Leje Drejtimi

Për disa orë monitorim me radar  janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me  shpejtësi  që varionin 138 km/h – 168 km/h. /k.k/noa.al/