Ngjarje tronditëse në Austri, nëna vret tre fëmijët e saj
Transmetuar më 17-10-2020, 22:36

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme opinionin publik në Austri, teksa një nënë ka vrarë 3 fëmijët e saj të mitur.

Tre vajza të vogla u gjetën të vdekura në një shtëpi, pasi nëna e tyre telefonoi policinë duke thënë se kishte vrarë fëmijët e saj.

Sipas "The Sun", ngjarja tragjike u zbulua në një shtëpi në Vjenë, rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se fëmijët ishin të moshës 8 muajsh, 3 dhe 9 vjeçe.

Ata humbën jetën pasi u mbytën nga nëna e tyre 31-vjeçare.

Kjo e fundit, kur mori policinë në telefon u tha oficerëve se donte të vriste veten.

E reja, e cila mësohet se është me origjinë nga Nepali, por jetonte në Austri, u arrestua në vendin e ngjarjes.

Babai i vajzave, sipas mediave vendase, jeton në Vjenë, por ishte i ndarë nga bashkëshortja.

Mbeten mister shkaqet e ngjarjes, ndersa po hetohet nga autoritetet vendase.