Mjeku italian: Pandemia, një mashtrim, me protokollet e gabuara i kemi vrarë pacientët
Transmetuar më 17-10-2020, 18:44

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video ku disa mjekë në Dhomën e Deputetëve në Itali pretendojnë se epidemia është një mashtrim.

Doktori Pasquale Mario Bacco flet për mjekët në vijën e frontit gjatë urgjencës Covid-19, duke argumentuar se protokollet ishin të gabuara dhe se për këtë arsye ata po vrasin pacientët duke “djegur” mushkëritë e tyre me oksigjen.

“Theksojmë se virusi nuk ka vrarë asnjë person. Ne kemi aplikuar terapi dhe protokolle, krejtësisht të gabuara.

Nuk i ka vrarë njerëzit viroza, i kemi vrarë ne, u kemi dhënë sheqer në serume, u kemi djegur mushkëritë me oksigjenin qe nuk duheshin përdorur, ndërkohë që ka ilaçe e terapi të thjeshta. Ne kemi vrarë njerëz. Mjekët janë kthyer në instrumente që sjellin vdekje. 

Nëse do të ishin lejuar autopsitë, do të shihnim gabime prej fëmije të bëra nga ne mjekët. Thjesht i kemi dënuar me vdekje këta njerëz. Është fshehur gjithçka nga media dhe politika e shitur".

Në mediat italiane u publikua dhe kjo deklaratë e mjekëve që morën pjesë në mbledhjen e zhvilluar në Dhomën e Deputetëve të Italisë:

"Kur themi të vërtetën nuk duhet të kemi frikë. Ende tani, jemi në një situatë terrori. Thonë se ka filluar vala e dytë e virusit, por le t’i lëmë këto idiotësira. Është në qarkullim, vetëm një virozë e zakonshme”, – shprehen mjekët në Itali.

Camera dei DeputatiSe avete coraggio ascoltate fino alla fine

Publiée par Beppe Summo sur Vendredi 16 octobre 2020