Transmetuar më 17-10-2020, 14:19

Gazetari i ABC News, Endri Xhafo, bëri të ditur sot se është infektuar me Covid-19.

Ai tha se është ruajtur aq shumë, por nuk është e thënë, teksa doli pozitiv pasi ka bërë tamponin.

“Pozitiv me Covid-19. Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!”, – tha Endri Xhafo përmes një postimi në Facebook.

Lajmi ka shqetësuar edhe pjesëtarët e televizionit ku ai punon. Ata që kanë pasur kontakte me të duhet t’i nënshtrohen gjithashtu tamponit.

Ende nuk ka një njoftim publik nga Ministria e Shëndetësisë nëse tamponi do të vazhdojë tu bëhet vetëm personave me simptoma apo do të ketë edhe gjurmim epidemiologjik tek rrethi i të infektuarve.

/NOA.al