Mësuesit iu pre koka në mes të Parisit, shkaku që provokoi prindin e nxënësit (Foto)
Transmetuar më 17-10-2020, 14:07

Mësuesi i shkollës së mesme në "Conflans Saint Honorine" u vra me thikë dhe iu pre koka në rrugën e një periferie të Parisit të premten dhe dyshimet janë se kjo erdhi pasi ai u tregoi studentëve të tij adoleshentë një karikaturë me Profetin Muhamed si pjesë e një leksioni për lirinë e shprehjes, në fillim të këtij muaji, – thanë prindërit.

Nordine Chaouadi i tha Reuters se ai ishte babai i një nxënësi 13-vjeçar, i cili po priste të birin dhe e ndoqi leksionin e dhënë nga mësuesi Samuel Paty, 47-vjeç. Për këtë shkak besohet se ai u vra nga prindi i një nxënësi tjetër të klasës ku jepte mësim viktima.

Mësuesi u kishte kërkuar nxënësve që ishin myslimanë të ngrinin duart dhe i ftoi ata të largoheshin, duke i këshilluar se të tjerëve do t’u tregonte një karikaturë të Muhamedit, por që mund të konsiderohej ofendim për myslimanët, tha Chaouadi.

Policia tha se vrasja e mësuesit duke i prerë kokën, erdhi pasi prindi i të miturit nuk e suportoi dot talljen e Profetit Muhamed në karikaturë.

Imazhi ishte i njëjti me atë të botuar nga revista satirike Charlie Hebdo në 2015. Atëherë, persona të armatosur të dyshuar si të lidhur me Al-Kaidën, vranë 12 persona.

Personat e armatosur u vranë më vonë nga policia ndërsa hashtagu "Je Suis Charlie" u përhap në mbarë botën.

/NOA.al