Arrestohet 44-vjeçari me 4 emra, dënuar në mungesë për shfrytëzim prostitucioni
Transmetuar më 17-10-2020, 13:10

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë Edison Mërtiri, 44-vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u ndalua sot nga policia e Fierit.

Edison Mërtiri ishte dënuar në mungesë nga një gjykata e Torinos me 8 vite, 3 muaj e 20 ditë burg.

Ai njihej edhe me tre emra të tjerë: Edison Prifti, Adison Prifti dhe Artan Budo.

Mërtiri akuzohet për krijimin e një “grupi kriminal, me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.

/NOA.al