Transmetuar më 17-10-2020, 10:53

Pak momente pas vrasjes së biznesmenit himariot para një supermarketi në Himarë, Niko Goro, 51-vjeç, ku mbeti e plagosur edhe motra e tij, është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.

Brenda mjetit tip “Volswagen” u gjet edhe një armë kallashnikov që dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në  Himarë.

Policia tha se është ndalur në Livadhë edhe një person, i dyshuar si autor i krimit.

Kliti Leka, 53-vjeç, banues në Tiranë, është ndalur nga policia, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit.

Autori i dyshuar dhe viktima mësohet se kanë pasur një konflikt mes tyre më herët.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Mes tyre ka pasur më herët konflikte pronësie.

Pallati i Niko Goros po ndërtohej në tokën e autorit të dyshuar të ngjarjes. Kliti Leka pretendonte se ishte pjesë, si nip i familjes që ka trashëguar tokën.

Niko Goro ishte djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Priamos Bollanos, anëtar i Shoqatës “Himara”, e ka quajtur vrasjen mafioze, teksa tha se ai u ekzekutua nga një bandë mercenarësh të lidhur me pushtetin.

Në rreth, Niko Goro

Reagimi i plotë i Bollanos: DITE ZIE PËR HIMARËN

Sot, ne të gdhirë, një bandë mercenarësh e mafies korruptive të lidhur me një mije fije me pushtetin, me sa duket për larje hesapësh, i muarrën jetën Himariotit NIKO BEBI GORO.

Në emër të Shoqatës Himara e Himariotëve, i shprehim ngushëllimet tona të përzëmërta familjes dhe të afërmve, qoftë e lehtë baltla e Himarës që do ta mbulojë, për tu prehur i qetë shpirti i tij në Mbretërinë e Ëngjëjve. /Priamo Bollano/

Në Foto: Jorgo Goro (kryebashkiaku i Himarës)