Transmetuar më 17-10-2020, 10:25

Pak momente pas ngjarjes së rëndë në Himarë, policia ka gjetuer mjetin e dyshuar që u përdor për ekzekutimin e biznesmenit.

Brenda mjetit tip “Volswagen” u gjet edhe një armë kallashnikov që dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në  Himarë.

Gjithashtu është ndalur në Livadhë edhe një person, i dyshuar si autor i krimit.

Kliti Leka, 53-vjeç, banues në Tiranë është ndalur nga policia.

Personi i dyshuar që vrau biznesmenin, Niko Goro, 51-vjeç në Himarë, ishte i maskuar.

Në rreth, Niko Goro

Ai ka dalë nga një furgon ku ishin edhe tre persona të tjerë dhe ka zbrazur armën që dyshohet tip kallashnikov, duke qëlluar për vdekje, biznesmenin Goro.

Ky i fundit ka qenë te supermarketi, në pronësi të motrës e tij, dhe në momentin kur ka dalë, është qëlluar me armë zjarri sot rreth orës 9.00.

Mbeti e plagosur edhe motra e ndërtuesit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ NOA.al

Pamje nga vendi i ngjarjes