Transmetuar më 17-10-2020, 10:07

Është vrarë sot në orët e para të mëngjesit me armë zjarri një ndërtues i njohur në Himarë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Policia ka reaguar zyrtarisht për ekzekutimin me armë zjarri të biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë.

Blutë bëjnë më dije se ka qenë një person që ende nuk është identifikuar i cili ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur dhe motrën e biznesmenit, 57-vjeçaren, E.Q.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Autori që vrau biznesmenin, Niko Goro në Himarë, ishte i maskuar, çka do të thotë se vrasja ishte e planifikuar.

Autori ka dalë nga një furgon ku ishin edhe tre persona të tjerë dhe ka zbrazur armën që dyshohet tip kallashnikov, duke qëlluar për vdekje, biznesmenin.

Biznesmeni ka qenë te supermarketin, në pronësi të motrës e tij, dhe në momentin kur ka dalë, është qëlluar me armë zjarri.

Në rreth, Niko Goro

Himarë/Informacion paraprak i policisë: 

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Niko Goro, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/NOA.al