Transmetuar më 17-10-2020, 09:23

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Himarë.

Është qëlluar me armë zjarri teksa po ecte në Bulevard dhe ka ndërruar jetë Niko Goro.

Niko Goro njihet si ndërtues në këtë qytet. Ai ka dalë nga një supermarket, në pronësi të motrës së tij, kur u qëllua me armë zjarri.

E plagosura ndodhet në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person raportohet se ka zbritur nga një furgon dhe ka qëlluar me armë kallashnikov ndaj biznesmenit, i cili ndërroi jetë në vend.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al

Në rreth, Niko Goro