Rrëfimi tronditës i familjarit për të afërmin që humbi jetën nga Covid-19: Hapa arkivolin dhe…
Transmetuar më 16-10-2020, 20:52

Një qytetar, i cili ka preferuar që të ruhet anonimati, në një intervistë për Fax News ka zbuluar detaje tronditëse për të afërmin e tij i cili ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Qytetari ka deklaruar se kufomës as nuk i bëhen shërbimet e duhura funerale, të cilat mbulohen nga shteti, duke shtuar edhe një detaj tronditës që kufoma mbështillet me një plastmas të hollë.

Ai tha se ka hapur arkivolin pasi donte të shikonte nëse ishte i afërmi i tij, dhe tha se e kishin mbështjellë vetëm me një qese plastmasi. Po ashtu ai deklaroi se edhe varri nuk ka pllaka anësore dhe ka rrëshqitur tërësisht.

“Janë shumë veta që ua ka varrosur shtetit të sëmurët me Covid-19. Kur erdha dje për të shikuar të afërmin tim, vura re që varri ishte zhytur plotësisht. Kishte mbetur vetëm pak dhe sipër arkivolit. Shqetësimi im ishte ç’është kjo lemeri. Edhe qentë mund të zhvarrosin kufomat. Ç’është kjo papërgjegjshmëri. Këto persona që varrosen nuk përbëjnë më rrezik për asnjë. E vetmja sëmundje që është ngjitëse është antraksi. Këto vdiqën me Covid-19. Vdiqën në spital pa asnjë të afërm.

U njoftuam në mëngjes, na thanë që nuk keni mundësi ta merrni trupin dhe ti bëni nderimet në shtëpi, por do të varroset direkt. Shkuam në morg dhe u përpoqëm që ta shihnim, nuk na lejuan. Deshëm të dërgonim dikë që të paktën ta lante dhe të përgatiste kufomën për jetën e përtejmë nuk na lejuan. Unë nuk prita më kam hap arkivolin me e pa a është a nuk është personi im i dashur se nuk më besoje. Dhe kur e kam hapur e kam vënë re që ishte mbështjellë me një plastmas, antihigjienik sa i përket Covid-19. Plastmasi nuk e lejon trupin të dekompozohet. Nëse kanë pasur për qëllim dekompozimin duke i varros pa pllaka, ato kanë dështim. I kanë mbështjellë vetëm më një plastmas.

plasmas

Nuk i bëjnë as shërbimet më minimale kufomës. Në shumicën e rasteve certifikatat e personave që vdesin të personave më Covid-19 nuk i shënojnë arsyet se pse vdiq, po e shkruajnë vdiq nga zemra”, tha qytetari.

Po ashtu ai tha se nuk e ka prek njeri me dorë arkivolin deri në momentin që e futëm brenda në varr, ndërkohë që shtoi se atij nuk kanë bërë asnjë tampon, megjithëse familjari i vdiq nga Covid-19.

“Morëm pjesë në varrim vetëm familjarët e ngushtë, dhe nuk e ka prek njeri me dorë arkivolin deri në momentin që e futëm brenda në varr. Nuk na kanë bërë asnjë tampon, ne si familjarë, në atë kohë nuk kishte as privat”, tha qytetari.

SHIKONI VIDEOINTERVISTEN