Transmetuar më 16-10-2020, 19:24

Një vajzë e re shqiptare e cila prej kohësh jeton në Zvicër, akuzohet se ka sulmuar dy pacientë duke rrezikuar mbytjen e tyre.

Bëhet fjalë për një vajzë 21 vjeçe e cila sipas mediave zvicerane, në dy raste të njëjta, ka sulmuar duke tentuar të mbysë, dy pacientë në di klinika të shëndetit mendor.

E reja shqiptare nga Kosova, mësohet se është e lindur dhe rritur në Zvicër. Ajo kishte sulmuar nga pas një paciente që po shikonte televizor në qendrën psikiatrike Rheinau në janar 2018 dhe e kishte shtrënguar me duar në qafë derisa asaj i ishte errësuar shikimi.

Një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur kur ishte vetëm 17 vjeçare, në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Bazel, kur kishte tentuar të mbyste një pacient djalë, 12 vjeçar.

Pas dy rasteve ajo ka marrë dënim me dhjetë vjet burg dhe masën e dëbimit nga Zvicra për aq vjet. “Për shkak të rrezikut shumë të lartë të recidivitetit (përsëritjes së veprës), është në interes të Zvicrës që ajo të largohet nga vendi”, thuhet në vendimin gjyqësor.