Gjyshja denoncon 53-vjeçarin për abuzim me mbesën: Po e liruan nga burgu, do ta vras me dorën time!
Transmetuar më 16-10-2020, 20:14

Një ngjarje e rëndë është denoncuar ditën e sotme në Bulqizë ku policia ka arrestuar një 53-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë 14-vjeçe.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të rënda, ku gjyshja e të me të cilën ajo jetonte që kur ishte 2 vjeçe, pasi prindërit i ishin divorcuar, ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarja.

Gjyshja e vajzës shprehet e revoltuar se “nëse do ta lirojnë autorin nga burgu, unë do ta vras me dorën time”.

Gjyshja ka rrëfyer momentet e e tmerrit për të miturën, teksa tha se “e ka kapur për krahu gocën, ka qenë i dehur. E ka ndjekur që nga shkolla. I dilte gocës herë para e herë mbrapa, e ka kapur për krahu, e ka tërhequr dhe vajza është rrëzuar”.

Më tej, gjyshja tregon se nëna e të miturës ishte divorcuar me bashkëshortin dhe e kishte lënë vajzën në fshat, tek e ëma, ndërsa vetë ishte martuar në Maqedoni me një burrë me fëmijë.

“E ëma e saj është martuar në Maqedoni prej dy vitesh. E kam rritur unë vajzën, e ka lënë e ëma që dy vjeç”.

E pyetur se kush e bëri denoncimin, e moshuara thekson se “E kam bërë unë. Ka ardhur vajza në shtëpi duke qarë, ishte bërë krejt baltë dhe me ferra, teksa ka tentuar të ikë. Vajza nuk është mirë, nuk ka shkuar as në shkollë”.