Transmetuar më 16-10-2020, 17:24

Përveç rasteve të reja me koronavirus në 24 orë, ajo që u vu re ishte edhe humbja e jetës së një 37-vjeçari, i infektuar me COVID-19.

Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Lorent Kreka, nga qyteti i Korçës.

Ai nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, duke e bërë akoma më shqetësues faktin që ka humbur jetën vetëm nga koronavirusi.

auto adsgfbdn1602860042

Në faqen e tij të Facebook-ut miq dhe të afërm kanë përcjellë ngushëllime për familjen.

Të pakta, në fakt, kanë qenë rastet kur pacientë kanë humbur jetën vetëm nga koronavirusi, pa sëmundje të tjera.

Apeli shkon për të gjithë që të rrisin vigjilencën dhe të kujdesen. /k.k/noa.al/