Transmetuar më 16-10-2020, 15:43

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën 27 –vjeçares, Miranda Dashëhana më datë 12 tetor të këtij viti. Sot janë publikuar pamjet e aksidentit të tmerrshëm.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit të Elbasanit, ku 27-vjeçarja së bashku me motrën e saj po kalonin rrugën.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti në zonë dhe i publikoi Panorama.

Fatkeqësisht vajza e re merret përpara nga një automjeti tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi me inicialet. G.A nga Elbasani.

Ky i fundit nuk ka arritur të frenojë në kohë, ndërkohë që motra e Miranda Dashëhanës ka arritur të shpëtojë, pasi ishte një hap para.

Pamjet e këtij aksidenti publikohen për të dhënë një mesazh sensibilizues për qytetarët që të ruhen dhe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.