Transmetuar më 16-10-2020, 14:34

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në shtëpinë e tyre në rrugën “Gjergji Legisi” u gjet lëndë narkotike e llojit kokainë.

Në pranga ka rënë shtetasi Y. T, 55 vjeç, ndërsa policia është në kërkim të shtetasit me inicialet M. T, të cilët shpërndanin kokainë sipas porosive.

Gjatë kontrolleve në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë.

Po ashtu u gjetën shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme. Në foto shihni materialet e sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. /k.k/noa.al/