Transmetuar më 16-10-2020, 13:54

Policia e Dibrës ka vënë sot në pranga një 53-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Autoritetet nuk bëjnë me dije shumë detaje, por dyshohet se ka qenë 14-vjeçarja që ka bërë kallzim në polici.

53-vjeçari akuzohet për "marrëdhënie seksuale me të mitur".

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë,  pasi dyshohet se  ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet procedurale u referuan në  Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”.

/NOA.al