Transmetuar më 16-10-2020, 13:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Dibër.

Raportohet se një makinë ka përplasur një 62-vjeçar i cili po kulloste bagëtitë, teksa po ecte në anë të rrugës.

Mësohet se në makinën që ka shkaktuar aksidentin drejtuese ishte një femër me profesion mësuese.

Makina ka dalë ga rruga dhe ka përfunduar në një zonë të pyllëzuar.

Edhe ajo ka mbetur e lënduar nga aksidenti.

Mësohet se si drejtuesja e mjetit dhe i aksidentuari janë në gjendje të rëndë.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

/NOA.al