Transmetuar më 16-10-2020, 13:34

Eduart Zaloshnja bëri publik një sondazh tjetër, lidhur me pandeminë.

“Në një sondazh që zhvillova me anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, kisha përfshirë edhe një pyetje mbi besimin që kanë shqiptarët tek institucionet për menaxhimin e Covid19. Dhe ja si ishin përgjigjet”, tha ai duke dhënë rezultatet e sondazhit përmes tabelës:

Pyetjes së së sondazhit që ka realizuar Zalonshnja, “sa besim keni tek institucionet për menaxhimin e Covid19?”, – i janë përgjigjur 54 për qind “shumë” dhe “disi” kundrejt 45 për qind “pak” ose “aspak”.

Vetëm një për qind është shprehur “nuk e di”.

/NOA.al