Transmetuar më 16-10-2020, 12:02

Gjykata e Lushnjes la sot në në burg 67-vjeçarin pas akuzave se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur.

I moshuari nuk i pranoi akuzat që rëndojnë ndaj tij, teksa është shprehur se historia është e stisur.

Rifat Çela është 67 vjeçari që dyshohet se përdhunoi mbesën e tij.

Ai ndonëse është lënë në burg nga Gjykata e Lushnjës, thotë se është i pafajshëm dhe se situata e krijuar është e gjitha një trillim.

I akuzuari është paraqitur i vetëm në sallën e gjyqit dhe asnjë familjar nuk e ka shoqëruar.

/NOA.al