Transmetuar më 16-10-2020, 10:56

Pas një sherri mes dy fqinjëve, është plagosur një 26-vjeçar, i cili u godit me mjete të forta.

Policia arrestoi një 30-vjeçar, si autorin e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F.P.,30 vjeç,banues në Balldre, Lezhë.

Ky shtetas akuzohet se në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin J.P., 26 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

/NOA.al