Transmetuar më 16-10-2020, 09:29

I dyshuar për plagosjen e shefit të policisë bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj dhe babait të tij, Xhelal Hasanaj, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë, autori kryesor i ngjarjes, 19-vjeçari Ilirjan hasanaj u dorëzua mbrëmjen e djeshme në polici.

Policia arrestoi sot edhe një shtetas tjeter si bashkëpunëtor.

Sipas policisë Shkodër, sot u bë ndalimi i edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit V. B. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

llirjan Hasanaj i cili u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës dhe ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë.

Ilirjan Hasanaj pasi u dorëzua ka deklaruar se është ai autori i plagosjes ndërsa ka zbardhur edhe motivin.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam qëlluar pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë”, – tha ai në dëshmi.

Ilirjan Hasanaj tregoi më tej arsyen e krimit.

“Thjesht e kam parë duke kaluar në rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur me vete, sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marre atë dite, me ka qëlluar me vete”.

“I jam vëne mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente, kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronesie tonën”.

“Eshtë një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar, por nuk kam pasur një plan të përgatitur”.

“Duke qenë drejtor më erdhi në mendje se mund të na pengonte tek pronësia por çdo gjë ka qenë ne atë moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bëre unë, por thjesht e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak në dijeni të plagosjes”.

“Jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorezuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frikë, por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”, – ka deklaruar 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj.