Transmetuar më 16-10-2020, 09:26

Një juri e madhe gjyqësore në Tyler County, Texas akuzoi Netflix, i cili ka transmetuar filmin francez fitues të çmimeve, për promovimin e materialit vizual të pasjellshëm që përshkruan një fëmijë.

“Juria ka paditur Netflix”, thanë prokuroret, me akuzën e promovimit të shthurjes me filmin “Cuties”.

Prokurorët e qarkut thanë se akuza ishte e bazuar në një ligj të Teksasit që e bën të paligjshme “promovimin me vetëdije” të materialit që përshkruan organet gjenitale ose zonën pubike të një fëmije, të veshur ose të veshur pjesërisht, dhe “i cili apelon për interesin e prirur për seks dhe nuk ka asnjë vlerë serioze letrare, artistike, politike ose shkencore.”

“Ligjvënësit e këtij shteti besojnë se promovimi i një materiali “të poshtër” të fëmijëve ka pasoja shkatërruese,” tha Lucas Babin, avokati i rrethit penal, në një deklaratë.

Z. Babin u shpreh se pasi pa filmin, mendoi se ishte detyra e tij “të bënte thirrje çdo ditë, për të mbajtur të sigurt komunitetin”.

Akuza tha se Reed Hastings dhe Ted Sarandos, shefat ekzekutivë të Netflix, kishin “toleruar në mënyrë të pamatur” shpërndarjen e filmit.

Netflix tha në një deklaratë se kompania që qëndron pranë filmit “Cuties” është kundër seksualizimit të fëmijëve të vegjël dhe se “kjo akuzë është e pamerituar”.

Nuk është ekzaktësisht e qartë se çfarë dënimesh po kërkonte zyra e z. Babin, në çështjen e saj kundër Netflix. Deklarata e përshkruan akuzën si një “krim në burg shtetëror”.

Filmi “Cuties”, flet për një vajzë 11-vjeçare, Amy Pason e cila i bashkohet një grupi kërcimi të quajtur “Cuties” në shkollë dhe shpejt bëhet e vetëdijshme për feminitetin e saj teksa rritet, duke krijuar konflikte dhe zënka me nënën e saj.

Njerëzit reaguan ashpër që me publikimin e trailer-it, por ajo që u bë edhe më problematike ishte vendosja e një posteri të papërshtatshëm të filmit, për të cilin Netflix kërkoi edhe falje.