Transmetuar më 16-10-2020, 09:08

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22 nëntor 2015, në qytetin e Fierit.

Kapet dhe ndalohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit, Skënder Krasniqi.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më 22 nëntor 2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi Noke Likometaj, 82 vjeç, banues në Fier.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën "arrest në burg" për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vrasja me paramendim".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.