Transmetuar më 16-10-2020, 01:07

Vetëdorëzohet në polici Ilirjan Hasanaj, i riu i dyshuar si autor i plagosjes së dyfishte të ndodhur gjatë ditës së diele në Shkodër.

Bëhet fjalë për ngjarjen ku mbeti i plagosur shefi i policise bashkiake të Malesisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij.

19 vjeçari i është vetëdorezuar patrullave të policisë në Velipojë, pas disa ditëve arrati.

Mesditën e 11 tetorit në Shkodër, Ilirjan Hasanaj i është afruar mjetit të kreut të bluve dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke plagosur Mentor Hasanajn dhe babain e tij, ndërsa shpëtoi pa lëndime e shoqja.

Pista kryesore ne të cilën po heton aktualisht policia, është ajo e shënjestrimit për shkak të detyrës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, me lot në sy babai i bëri thirrje për dorëzim 19 vjeçarit.

Po ashtu është dorëzuar edhe shtetasi Verzen Bajrakurti, kushëri i Ilirjan Hasanaj. Verzen Bajrakurti dyshohet si bashkëpunëtor i Hasanaj në plagosjen e dyfishtë.

Bajrakurti dyshohet se është personi i cili ka pritur me makinë në rrugën dytësore Ilirjan Hasanaj për t’u larguar pas plagosjes së Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj.

Vetëdorëzohet në polici, i riu që i bëri atentat drejtorit të policisë bashkiake në Shkodërhttp://noa.al/lajmi/2020/10/2195639.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 15 octobre 2020

Sipas dyshimeve deri në afërsi të vendit të ngjarjes dy kushërinjte kanë qenë bashkë në motorr dhe me pas Verzen Bajrakurtaj dyshohet se ka zbritur nga motorri duke marrë një makinë dhe duke pritur autorin e dyshuar Ilirjan Hasanaj në një largësi afro 500 meter nga vendi ku ndodhi plagosja. Në fotogaleri shihni fotot e personave dhe nga vendngjarja.