Transmetuar më 15-10-2020, 19:42

Një tragjedi e dhimbshme në Greqi për çiftin e ri shqiptar pasi humbën mistershëm vogëlushin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Eretria, Evia të Greqisë ku një bebe 2 muajsh, djalë, humbi ndjenjat në banesën ku jetonte me prindërit e tij.

Të brengosur, prindërit e dërguan me shpejtësi në Qendrën Shëndetësore Aliveri.

Por atje, mjekët njoftuan ndarjen nga jeta të vogëlushit vetëm dymuajsh duke pikëlluar babanë dhe nënën e tij.

Mjekët thanë se u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, por ishte tepër vonë për djalin dymuajsh me origjinë shqiptare.

Trupi i foshnjës u transportua për ekspertizë mjeko-ligjore. /noa.al/